VEDAT MURIQI

Muriqi shënon, Rize rrëmben pikë
15 December, 2018 @15:34
Me golin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit, Rizespori rrëmbeu pikë nga Alanyaspori.
Junior Fernandes shënoi në minutën e 42’ për Alanyasporin, derisa rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e 56’.
Rizespori në minutën e 51’ dështoi nga pika e bardhë me Marwanes Saadane, derisa Muriqi u bë shpëtimtar në këtë ndeshje.
Ky ishte goli i pestë i stinorit për Vedat Muriqin e shënoi golin e pestë personal të stinorit.
Barazimi i sotëm ishte i katërti rresht për Rizen, derisa me 12 pikë gjenden në pozitën e fundit të tabelës.