CITY - EVERTON

Rikthehen te fitorja, marrin kreun
15 December, 2018 @15:16
Pas humbjes nga Chelsea xhiron e kaluar, City i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur ndaj Evertonit në shtëpi. Këtë takim skuadra kampione në fuqi e Anglisë e fitoi me rezultat 3-1.
Dy gola nga Gabriel Jesus, të parat për të në Premier League pas 4 muajve, nga dy asistime të Leroy Sane dhe një tjetër gol nga Raheem Sterling bënë që City ta fitojë këtë duel, kurse golin e vetëm për skuadrën nga Merseyside e shënoi sulmuesi Calvert-Lewin.
Kjo fitore e ngrit në krye të klasifikimit Cityn, i cili shpreson në një ‘favor’ të rivalit të qytetit nesër në derbin më të madh anglez.