VËLLAZNIMI

Pas Astrit Berishës, Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe një përforcim
17 December, 2018 @19:03
Përmes një postimi në faqen e Facebookut, klubi i Vëllaznimit ka njoftuar opinionin me përforcimin e dytë të afatit kalimtar dimëror.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Agron Beqiri, i cili stinorin vjeshtor ishte pjesë e Onixit, kurse pranverën do ta kalojë te klubi gjakovar.
Stinorin vjeshtor Vëllaznimi e mbylli në vendin e pestë, ndërsa synimi kryesor i gjakovarëve është rikthimi në Superligë.