FENERBAHÇE - ERZURUM

Fotot: fanatik/fb
As trajneri i ri s’ua sjell fitoren
17 December, 2018 @22:27
Rezultatet jo të mira për Fenerbahçen kanë vazhduar edhe sonte, kur debutoi trajneri i ri i skuadrës, Ersun Yanal.
Përkundër se ekipi ishte 2-0 në epërsi pas vetëm 27 minutave lojë, ndaj Erzurumsporit që është duke luftuar për mbijetesë, nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund.
Andre Ayew (18’) dhe Martin Skrtel (27’) shënuan për 2-0, ndërsa në pjesë të dytë, dy zëvendësuesit e Erzurumsporit, Emrah Bassan (48’) dhe Lennart Thy (90’) siguruan pikën e jashtëzakonshme për ekipin mysafir, që është mbi Fenerbahçen në klasifikim në saje të golaverazhit.
Fenerbahçe është në pozitën e parafundit në klasifikim, me 15 pikë nga 16 ndeshje, sa ka edhe Erzurumspori, ndërsa e fundit në tabelë është Rizespor me 12 pikë nga 16 ndeshje. Lider në Superligën turke është Istanbul Basaksehir me 34 pikë nga 16 xhirot e para të stinorit.