MEDIA TALK

Zbardhet, pse Hysaj s’shkoi te Chelsea në verë
18 December, 2018 @14:22
Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, ka treguar arsyen e moskalimit të lojtarit te Chelsea gjatë verës që e lamë pas.
“Do të flasim më detajisht gjatë janarit, kur hapet tregu i lojtarëve… Por, ai do të mund të ishte lojtar i Chelseat këtë verë për 50 milionë euro. Maurizio Sarri e dëshiroi, mirëpo kryetari Aurelio de Laurentis ka paralajmëruar Chelsean se nuk guxon të blejë më shumë sesa një lojtar të Napolit përgjatë sezonit,” ka thënë Giuffredi për calciomercato.it.
E pasi që Jorginho shkoi në Chelsea, kalimi i Hysajt aty ka qenë i bllokuar.
Mbrojtësi i djathtë shkodran, është njëri nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare dhe është lojtar i Napolit.