GOLDEN BOOT
E pesta për Messin
18 December, 2018 @14:28
Lionel Messi ka pranuar këpucën e pestë të artë në karrierë të tij si golashënuesi më i mirë në Evropë, për stinorin e kaluar.
Ylli argjentinas i Barcelonës pranoi sot çmimin, ndërsa ka qenë modest në deklaratën e tij, duke thënë se gjithçka çka ka dashur në karrierë ka qenë të jetë i suksesshëm në futboll.
“Kënaqem duke punuar, posaçërisht me shokët e skuadrës. Jam në ekipin më të mirë në botë, i kam bashkëlojtarët më të mirë dhe kjo bën që gjithçka të jetë më lehtë për të fituar këto çmime,” ka thënë Messi, shkruan Marca sot.