VËLLAZNIMI
Përforcimi i tretë te Vëllaznimi
18 December, 2018 @19:54
Përforcimi i tretë për gjakovarët në këtë afat kalimtar dimëror!
Pas Astrit Berishës dhe Agron Beqirit, klubi i Vëllaznimit sot ka zyrtarizuar mesfushorin Labinot Jetullahu, një lojtar i njohur i futbollit kosovar.
Jetullahu te Vëllaznimi është transferuar nga Onixi, ndërsa më parë lojtari në fjalë kishte qenë edhe pjesë e Trepçës ‘89 e Dritës.
Sezonin vjeshtor skuadra gjakovare e ka mbyllur në vendin e pestë, ndërsa në pranverë synohen pozitat e para, të cilat mundësojnë ngjitje në Superligë.