TE FROSINONE
Largojnë trajnerin zyrtarisht
19 December, 2018 @11:32
Edhe një ekip në Serie A do të kërkojë shpëtim të stinorit duke zëvendësuar trajnerin.
Së fundi, Frosinone, që po lufton për mbijetesë këtë stinor në Serie A, zyrtarisht ka shkarkuar nga detyra Moreno Longon trajner, pas vetëm një fitoreje të shënuar deri tash përgjatë stinorit.
Në vend të tij vjen ish trajneri i Beneventos, Marco Baroni, njofton Football Italia.
Frosinone është e parafundit në Serie A me 8 pikë nga 16 ndeshje, me vetëm një fitore dhe 5 pikë larg zonës për mbijetesë.