SOCIALE
Roma, klubi i parë italian që nënshkruan me Twitterin
19 December, 2018 @11:51
Se sa janë bërë rrjetet sociale të rëndësishme tregone dhe njoftimi i fundit që vjen nga Italia.
Roma është bërë ekipi i parë italian që ka arritur marrëveshje me Twitterin për “partneritet me përmbajtje ekskluzive” ku do të përfshihen ndeshjet ‘live’, intervistat me lojtarë, stërvitjet dhe momentet klasike nga arkivi i klubit në llogarinë e klubit në gjuhën angleze.
Kreu i Twitterit për Evropën Juglindore, Simone Tomassetti ka thënë se është krenar që kanë arritur një marrëveshje me AS Romën, një partner që komunikon në mënyrë inovative me ndjekësit.
Në anën tjetër, Francesco Calvo, zyrtar financiar i Romës ka shprehur kënaqësinë që janë bërë ekipi i parë sportiv që kanë arritur një marrëveshje të tillë në Itali, duke cekur se janë gjithashtu edhe fitues çmimi në strategji të komunimikimit me rrjete sociale.
Llogaria në gjuhën angleze e giallorossëve ka araritur t’i mbledhë mbi 379 mijë ndjekës që prej janarit të vitit 2015 dhe të merr lëvdata për mënyrë e përafrimit ndaj ndjekësve dhe komunikimit special.