STATS
Skuadra më e mirë si mysafire
19 December, 2018 @12:13
Për dallim nga Prishtina, që është skuadra më e mirë si vendase, skuadra më e mirë e stinorit vjeshtor sa i përket ndeshjeve të luajtura si mysafire është ajo e Llapit.
Llapi në ndeshjet e luajtura si mysafir në vjeshtë ka 6 fitore, 1 barazim e 1 humbje, kurse skuadra e dytë më e mirë në udhëtim është Prishtina me 5 fitore, 2 barazime e 1 humbje, bilanc të cilin e ka edhe Feronikeli në vendin e tretë.