STATS
Sulmi më i mirë në Ligën e Parë
19 December, 2018 @12:59
Skuadra me sulmin më të mirë në sezonin vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës është Istogu.
Skuadra e Istogut, edhe pse nuk është e renditur në vendet e para, vjeshtën e mbylli me 32 gola të shënuara, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa vendi i dytë në këtë kategori i takon Dukagjinit nga Klina me 31 gola të shënuara.
Në vendin e tretë ndodhet Besa nga Peja me 29 gola të shënuara pas 16 ndeshjeve të luajtura në vjeshtë.