LOS BLANCOS

Betis i pakalueshëm për Realin
24 January, 2016 @22:03
Java 21 në La Liga ka kaluar plotësisht në të mirë të Barcelonës.
Pas barazimit të Atleticos ndaj Sevillas, edhe Real Madridi ngeci në përballje me një tjetër skuadër nga qyteti i Sevillas.
Madrilenët u ndalën nga Real Betisi, i cili siguroi një pikë nga ky duel i vështirë.
Alvaro Cejudo e kaloi skuadrën vendase në epërsi në minutën 7’, kurse barazim në rezultat erdhi në minutën 71’ me golin e Karim Benzemas.
Me këtë rezultat Reali mbetet në pozitën e tretë pas Barcelonës dhe Atletico Madridid, kurse Betisi tani renditet në pozitën 14 me 22 pikë.