STEVEN NAISMITH
Bileta falas për të papunët
5 August, 2014 @8:45
Steven Naismith, që erdhi në Everton nga Glasgow Rangers në vitin 2012, ka bërë një vepër interesante që është për tu përshëndetur.
Ai ka blerë një numër të madh të biletave të ekipit të tij Everton për ndeshjet e stinorit 2014/15 në Godison Park.
E të gjitha këto bileta ai është duke ia dhuruar të papunëve në qytetin e Liverpoolit - për të cilët futbolli dhe Evertoni janë shumë.
“Vi nga Ayrshire, nga Perëndimi i Skocisë dhe kam kaluar kohë të madhe në Glasgow, vend ky që ka pasur kohëra të vështira dhe njerëzit kanë qenë të papunë në numër të madh. Liverpooli ka histori të ngjajshme, pa fajin e qytetarëve, dhe derisa njerëzit mundohen të gjejnë ndonjë punë ata nuk do të mund t’ia ofrojnë vetes një biletë për ndeshje,” ka thënë Naismith për mediat britanike gjatë dhurimit të biletave për disa tifozë.
“Mendoj se ky është një gjest i vogël që do t’ua kthejë buzëqeshjen në fytyrë të papunëve,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Everton ndeshjen e parë të Premier League 2014/15 e zhvillon si mysafir ndaj Leicester City, derisa tifozët e parë që do ta kenë rastin t’i përdorin biletat e dhuruara nga Naismith - do të shikojnë derbin Everton-Arsenal.