WEMBLEY

Biletat Angli-Shqipëri në shitje
21 October, 2021 @14:02
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) prej sot ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen e nëntorit që Anglia do ta luajë ndaj Shqipërisë.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parafundit kualifikuese për Katar me Anglinë në ëembley të Londrës më 12 nëntor, derisa albionët po kërkojnë fitore për të siguruar kualifikimin në këtë ndeshje.
Përballjen e zhvilluar në Shqipëri, Anglia e kishte fituar 0-2.
Ndërsa dueli i 12 nëntorit në ëembley ka biletat me çmime prej 30 funtash deri në 65 funta për të rritur, ndërsa biletat premium kanë çmim prej 75 deri në 100 funta.