FIFA RANKING - TETOR 2021
Fitorja e madhe ndaj Hungarisë, ngrit Shqipërinë
21 October, 2021 @12:28
Një fitore dhe një humbje ka qenë bilansi i Shqipërisë në përballjet e këtij muaji në rrugëtimin kualifikues drejt Katarit.
E fitorja ka qenë e rëndësisë së madhe dhe duke përllogaritur edhe rezultatet e të tjerëve, kuqezinjtë janë ngritur për tri pozita në renditjen mujore të FIFA-së, për tetor 2021.
Kështu, Shqipëria e Edy Rejas prej pozitës 66 që e mbante në shtator, ka kërcyer në pozitën e 63 të renditjes, duke lënë pas Slloveninë dhe duke iu afruar shumë Islandës, që është një pozitë më lartë.
Shqipëria në nëntor do të ketë edhe dy ndeshje kualifikuese, duke udhëtuar në Angli dhe pritur Andorrën në shtëpi.