Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FLAMURTARI

Bindshëm për fitoren e parë sezonale

Bindshëm për fitoren e parë sezonale


25 August, 2019 @18:48

Pas humbjes ndaj Ferizajit në xhiron hapëse, Drita ka reaguar mirë në ndeshjen e dytë sezonale.

Gjilanasit ndeshjen e parë të sezonit të ri në shtëpi e mbyllën me fitore bindëse 3-0 ndaj Flamurtarit, për t’i shijuar kështu 3 pikët e para sivjet, ndërkohë që Flamurtari mbetet me 1 pikë pas dy xhirove të para.

Betim Haxhimusa në minutën e 5’ e hapi serinë e golave për Dritën, e më pas Izair Emini (50’) dhe Fidan Gërbeshi (nga pika e bardhë, 79’) bënë që ndeshja të mbyllet me rezultatin përfundimtar 3-0, ndeshje kjo që u dominua në çdo aspekt nga vendasit.

TABELA AKTUALE

Në xhiron që vjen, Drita udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin, kurse Flamurtari në Prishtinë e pret Ferizajin.

j


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga