LIRIA 2-1 ISTOGU

Blendi Memaj sjell fitoren e tretë me radhë, ngritet Liria
12 March, 2022 @15:33
Liria ka shënuar fitore tepër të vështirë sot në përballjen si vendas në Përparim Thaçi ndaj Istogut.
Prizrenasit, gjithsesi në fund fituan, por u desht goli i fitores të vijë në frymën e fundit për t’i marrë tri pikë. Tri pikët e treta me radhë, pasi që bardhezinjtë tashmë duket të jenë në formë pasi që në tri ndeshjet e fundit kanë kapur komplet pikët e mundshme, 9.
Pas epërsisë së hershme të ardhur me golin e Astrit Berishës, mysafirët barazuan në fillim të pjesës së dytë me një autogol të Visar Berishës.
Liria e kërkoi më shumë golin dhe këtë e gjeti thuajse në fund të takimit, kur ka dalë në shprehje Blendi Memaj për të vendosur fituesin, për rezultatin final 2-1 [Astrit Berisha 22, Blendi Memaj 88 - Visar Berisha 49 ag.]
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e Lirisë pas fillimit të pjesës pranverore me humbje të papritur ndaj Besës.
Në anën tjetër, Istogu i drejtuar nga Bekim Shotani ka pësuar për herë të parë në pranverë.