POGRADECARI

Bomba e Gjilanit! Super Enea Koliçi përforcon skuadrën
29 July, 2020 @23:45
Gjilani, që përfundoi nënkampion i Kosovës në stinorin 2019/20 dhe siguroi pjesëmarrjen në gara evropiane, ka bërë të ditur përforcimin e radhës.
Ai është njëri ndër portierët më të mirë të Shqipërisë, Enea Koliçi, që ka pranuar të veshë fanellën e skuadrës së kuqe të qytetit nga Anamorava.
Koliçi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Gjilanin, ndërsa në karrierën e tij ai ka bagazh të madh pasi që ka qenë pjesë e elitës greke të futbollit dhe në skuadrat që kanë luftuar për titull në Shqipëri si Kukësi e Skënderbeu.
Pogradecari Koliçi do të prezantohet si futbollist i ri i Gjilanit në ditët në vijim ka bërë të ditur ekipi përmes një komunikate të lëshuar sonte.