Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTI NDËRPREN NDESHJEN

Bora ndërpren miqësoren Vëllaznimi-Besa

Bora ndërpren miqësoren Vëllaznimi-Besa


26 January, 2021 @14:09

Skuadra e Vëllaznimit ka bërë të ditur se miqësorja e paraparë për sot ndaj Besës është ndërprerë.

Kjo ka ardhur si arsye e reshjeve të pandalshme të borës dhe ka vështirësuar terrenin për lojë.

Duke qenë se edhe ndeshja ka qenë miqësore, me kërkesë të trajnerit të Besës, ndeshja është ndërprerë.

“Në minutën e 25 të lojës ndeshja është ndërprerë me kërkesë të trajnerit të KF Besa për arsye të borës,” ka shkruar KF Vëllaznimi në njoftimin e lëshuar në Facebook.

Deri në atë moment, rezultati i lojës ka qenë 0-0, ndërsa skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar me stërvitje në Shkugëz të Gjakovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga