Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DFB POKAL

Borussia në finale

Borussia në finale


15 April, 2014 @22:32

Borussia Dortmund ka arritur që me golat e shënuar në pjesë të parë të ndeshjes të sigurojë finalen e madhe të Berlinit - në kuadër të Kupës së Gjermanisë. 

Ekipi i udhëhequr nga trajneri karizamtik, Jurgen Klopp, ka arritur që të shënojë dy herë në pjesë të parë nëpërmjet armenit, Henrikh Mkhitaryan dhe polakut Robert Lewandowski - që ka qenë mjaftueshëm për të çuar verdhezinjtë në finale. 

Lewandowski me golin e tij të shënuar sonte, ka regjistruar golin jubilar të njëqindtë për ekipin e tij që do ta lë në fund të qershorit. 

Borussia në finale do të pret fituesin e ndeshjes Bayern Munchen - Kaiserslautern. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga