BORUSSIA

REUTERS
Gundogan, vazhdon me Dortmundin
15 April, 2014 @22:23
Nënkampioni aktual i Gjermanisë, Borussia Dortmund, ka arritur që të sigurojë nënshkrimin e mesfushorit të Gjermanisë me origjinë turke, Ilkay Gundogan.
Klubi verdhezi ka njoftuar se mesfushori që u lëndua në gusht dhe nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Bundesligës deri më sot, ka vazhduar kontratën për edhe për një vit, 2016.
“Do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejtë dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarëve në javët e mbetura,” ka thënë Gundogan, i cili u kërkua shumë edhe nga klubet tjera me emër në Europë.
Mesfushori 23 vjeçar është njëri ndër lojtarët më të talentuar në Gjermani dhe ai ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë që ia mundësoi Borussias arritjen në finale të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.