UDINE

Serie A/Facebook
Dominim i Juventusit në Friuli
14 April, 2014 @22:25
Kampioni aktual dhe lideri i Serie A-së, Juventus, ka dominuar plotësisht pjesën e parë të ndeshjes ndaj Udineses për të siguruar fitoren heret në takim ndaj friulianëve.
Ka qenë Sebastian Giovinco që i ka dhënë epërsinë pas 16 minutave Binaconerëve, derisa atë pas dhjetë minutave tjera e ka ngritur spanjolli Fernando Llorente - që shënoi golin e tij të 14-të të kampionatit.
Juventus kishte dalë në fushë pa Carlos Tevezin dhe Leonardo Bonuccin, që u pushuan nga trajneri Antonio Conte sonte, derisa Udinese vetëm provoi në saje të Antonio Di Natales në pjesë të parë.
Edhe pjesa e dytë kaloi pa shumë telashe pasi që vendasit nuk kishin forcë për të bërë diçka më shumë në ndeshje dhe kampioni aktual i Italisë ka rikthyer epërsinë 8 pikëshe në krye të tabelës, pesë xhiro pa përfunduar kampionati dhe janë shumë afër për të mbrojtur titullin.
Nëse ndjekësi kryesor i Juventusit, Roma, nuk humb pikë në tre xhirot e radhës, shumëçka mund të ndërrohet pas ndeshjes mes dyshes kryesore që luhet më 9 maj. Në të kundërtën, Juventus, me një gabim të Romës, mund të shpallet kampion para duelit me Romën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.