Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAJVALI

Llamkosi barazon në fund

FFK

Llamkosi barazon në fund


14 April, 2014 @18:36

Liderja e Superligës së Kosovës, Llamkos Kosova, ka arritur që të shpëtojë një pikë dhe të evitojë humbjen nga Hajvalia. 

Ka qenë Bashkim Shala që ka barazuar rezultatin në 2-2, 4 minuta para fundit të takimit, derisa hajvaliasit kishin dalë në epërsi në fillim të pjesës së dytë. 

Nxënësit e Ismet Munishit sidoqoftë, janë treguar të zgjuar sot duke arritur të nxjerrin pikën, edhe pse në fillim të takimit kishin epërsinë. 

Semir Zeneli i rikthyer në ekip kishte çuar në epërsi vushtrriasit, derisa vendasit u kundërpërgjigjën me dy gola nga Fillim Guraziu. 

Me kompletimin e xhiros së 24-të Llamkos Kosova duket se po i afrohet edhe më titullit të parë të saj të kampionit, derisa ndjekësit kryesorë, Ferizaji e Prishtina kanë 11, përkatësisht 12 pikë më pak se lideri. 

Rezultatet dhe tabela aktuale, pas përfundimit të xhiros XXIV.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga