ROSSONERI

REUTERS/Arkiv
Montolivo shënon për fitore
13 April, 2014 @22:33
Clarence Seedorf duket se po e fut Milanin në binarë para fundit të këtij stinori. Djelmoshat kuqezi kanë arritur të shënojnë fitoren e katërt me radhë në Serie A duke dalë në vendin e shtatë të tabelës.
Më meritori për këtë fitore ka qenë mesfushori, Riccardo Montolivo, i cili ka shutuar në portë nga një largësi rreth 25 metra për të qëlluar rrjetën, gol ky, që ka qenë i mjaftueshëm për fitoren e Milanit.
Milan është vetëm pesë pikë larg pozitës që sjell Europa League stinorin tjetër dhe me çdo kusht do të tentojë që në 5 xhirot e mbetura të arrijë atë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.