SHPETIM HASANI

Hasani shpëton ekipin nga humbja
13 April, 2014 @18:53
Shpëtim Hasani po vazhdon me formën e mirë. Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe në ndeshjen e tretë me radhë për skuadrën e tij, Orebro, në kampionatin suedez.
Sulmuesi 31 vjeçar ka shënuar në minutën 82’ të ndeshjes duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në duel ndaj AIK-ut.
Ky ishte goli i tretë i Hasanit në këtë stinor në Suedi që sapo ka filluar, pasi që deri më tani janë zhvilluar vetëm tre javë.
Kosovari tjetër në radhët e Orebros, Ilir Berisha, nuk ka qenë fare në përbërëjen e ekipit të tij për këtë ndeshje.