Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA ME RADHË

Trepça’89 mposht Prishtinën

BOROZANI/Erdis Driza

Trepça’89 mposht Prishtinën


13 April, 2014 @17:35

Trepça’89 si duket është kthyer në formë. Pas fitores ndaj Drenicës në xhiron e fundit, ata sot kanë arritur të mposhtin njërin ndër rivalët më të mëdhenjë të tyre, Prishtinën 3-1. 

Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e mitrovicasve, të cilët si duket janë kthyer në formë të vjetër, derisa ekipi i Suad Keçit, tashmë tre xhiro radhazi nuk ka shijuar fitoren. 

Me këtë Prishtina mund të thuhet se ‘ka larë duart’ sa i përket mbrojtjes së titullit të kampionit, pasi që kanë 11 pikë më pak se Llamkos Kosova lidere dhe vushtrriasit kanë një lojë më tepër për të zhvilluar, 9 xhiro pa përfunduar kampionati. 

Golashënues për mitrovicasit sot kanë qenë Shpëtim Idrizi, Labinot Jetullahu dhe Bernard Kurtishaj - të cilët ia sollën fitoren e tretë me radhë ekipit të Fahredin Durakut. Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Trepçës’89 ndaj Prishtinës këtë stinor, pas dy disfatave. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga