SAN PAOLO

Cana skuqet, Napoli fiton
13 April, 2014 @16:56
Qendërmbrojtësi i Lazios dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është skuqur në ndeshjen me Napolin sot, duke shkaktuar penallti për ekipin kundërshtar, penallti të cilën e ekzekutoi Gonzalo Higuain për kthim të Napolit në lojë dhe fitore prej 3-2.
Në fakt ka qenë Lazio që doli në epërsi me anë të golit të boshnjakut Senad Lulic, por Dries Martens në fund të pjesës së parë kishte barazuar në 1-1. Penalltia e Higuainit i dha epërsinë napolitanëve, të cilët më vonë edhe njëherë shënuan nëpërmjet sulmuesit të tyre të lartëpërmendur për fitore, në fund me rezultat 4-2, pasi që ish sulmuesi i Real Madridit shënoi hat-trick në fund.
Fitorja e përforcon ekipin e Rafael Benitezit në vend të tretë, derisa Lazio tanimë mbetet 5 pikë larg një vendi që dërgon në Europë stinorin tjetër.
Edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka qenë sot për 90 minuta në portë të Lazios.
Rezultatet dhe tabela aktuale.