LA LIGA

Getty Images
Reali tejkalon Barcelonën
13 April, 2014 @0:11
Gabimin e Barcelonës e ka shfrytëzuar siç është më së miri skuadra e Real Madridit.
Galaktikët regjistruan fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Almerisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin Santiago Bernabeu.
Serinë e golave e hapi Angel Di Maria (28’), i cili shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë atij iu bashkuan edhe Gareth Bale (53’), Isco (56’) dhe Alvaro Morata (85’).
Kjo fitore e ngriti Realin në pozitën e dytë në tabelë, duke e tejkaluar kështu Barcelonën e cila pësoi humbje sonte nga Grenada.
Rezultatet dhe tabela aktuale.