BUNDESLIGA

Getty Images
Dortmund s’njeh kampionë!
12 April, 2014 @20:15
Në ndeshjen kryesore të javës në Bundesliga, ku u takuan dy skuadrat në krye të radhitjes tabelare, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, fitores i’u gëzoi ekipi verdhezi nga Dortmundi duke triumfuar me rezultat të thellë 3-0.
Sigurimi i titullit para kohe të Bayernit në kampionat bëri që ekipi bavarez të mos ketë dëshirë të madhe për fitore, derisa në anën tjetër, dështimi në Bundesligë, si dhe eliminimi dramatik në Champions League nga Real Madridi, bëri që kjo ndeshje për Borussia Dortmundin të jetë një rast ideal për ‘kërkim falje’ ndaj tifozëve të flaktë të tyre.
Për fitoren e thellë të Dortmundit u përkujdesën Henrik Mkhitaryan, Marco Reus dhe Jonas Hofmann, të cilët realizuan nga një gol për fitoren shumë të nevojshme për prestigj.
Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën 90’ kur braziliani Rafinha u ndëshkua me karton të kuq.
Xherdan Shaqiri nuk ishte fare në përbërjen e Bayernit për shkak të lëndimit.
Me këtë fitore Dortmundi tani ka 61 pikë të tubuara, 3 më shumë se Schalke që gjendet në pozitën e tretë, derisa Bayerni mbetet i vetmuar në krye me gjithsej 78 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.