PREMIER LEAGUE

Tottenham nxjerr një pikë nga WBA
12 April, 2014 @18:33
Skuadrës e cila po lufton për mbijetesë në Premier League, West Bromwich Albion, i ka rrëshqitur nga dora tre pikëshi. Ekipi i trajnerit Pepe Mel ka barazuar me rezultat 3-3 me Tottenhamin, megjithëse në fillim ishte në epërsi 3-0.
Vendasit e filluan shpejtë ndeshjen me golat e Matej Vydra (1’) dhe Chris Brunt (4’).
Rastin për ta zvogëluar disavantazhin e kishte Emmanuel Adebayor në minutën 16’ të ndeshjes, por sulmuesi i Tottenhamit nuk ishte i saktë nga penalltia.
Rezultatin e trefishoi Stephane Sessegnon në minutën 31’, ndërsa tre minuta më vonë Jonas Olsson shënoi në portën e gabuar për rezultatin 3-1.
Shpresa e mysafirëve u ringjall kur Harry Kane (70’) shënoi për 3-2, ndërsa në minutën e 90’ Christian Eriksen shënoi golin e barazimit për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij.
Rezultatet dhe tabela aktuale.