Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Isufi, trajneri i katërt i Dritës këtë stinor

BOROZANI/D.S./Arkiv

Isufi, trajneri i katërt i Dritës këtë stinor


11 April, 2014 @15:11

Drita ka bërë të ditur trajnerin e saj të katërt të stinorit! Skuadra gjilanase pas dorëheqjes së Arbnor Morinës ka rënë dakord me ish futbollistin e tyre, Bekim Isufi, i cili pritet të udhëheq gjilanasit deri në fund të stinorit. 

Isufi që nisi stinorin te Hajvalia duke kaluar vetëm 7 xhiro të Superligës, deri më tani ishte i papunë si trajner dhe merr drejtimin e Dritës prej xhiros 24. 

Isufi do të jetë trajneri i katërt i stinorit për Dritën, pas Musa Selimit, Milazim Zuzakut dhe Arbnor Morinës. 

Selimi kishte qëndruar në gjashtë xhirot e para, Zuzaku deri në xhiron e 13-të, kurse Morina deri në të 23-tën. 

Përballja e parë e Isufit do të luhet në xhiron e javës tjetër, të 25-tën, pasi që këtë xhiro gjilanasit do të arkëtojnë tre pikë të reja duke pushuar. 



FAKT:

Drita me emërimin e Bekim Isufit si trajner është bërë kampione e ndërrimit të trajnerëve duke e emëruar të katërtin këtë stinor.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga