MESTALLA

Valencia përmbys Baselin dhe epërsinë 3-0
10 April, 2014 @23:45
Valencia ka treguar shpirt të jashtëzakonshëm luftarak sonte në Mestalla, për të mposhtur Baselin dhe për më tepër duke e shkrirë epërsinë prej 3-0 nga ndeshja e parë!
Spanjollët kanë shënuar dy gola në pjesë të parë, derisa sulmuesi Paco Alcacer në minutën e 70-të ka shënuar golin e tij të dytë të takimit për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi që koha e rregullt përfundoi si në Zvicër, 3-0.
E në vazhdime, Valencias iu lehtësuan punët kur së pari Marcelo Diaz e pastaj edhe Gaston Sauro, të Baselit morrën karton të kuq, përkatësisht të verdhën e dytë për të lënë ekipin e tyre me 9 lojtarë në vazhdimin e dytë nga minuta e 105-të.
Në vazhdimin e dytë Paco Alcacer në formë sonte kompletoi hat-trickun e tij duke e bërë rezultatin 4-0, derisa Juan Bernat vulosi rezultatin përfundimtar duke e bërë 5-0.
Taulant Xhaka luajti nga minuta e parë e ndeshjes në humbjen dëshpëruese të ekipit të tij, derisa Nuredin Aliji u fut nga minuta e 61-të e ndeshjes. Albian Ajeti nuk u paraqit fare dhe gjatë gjithë ndeshjes qëndroi në bankën rezervë të zviceranëve.
Me këtë fitore, Valencia, bëhet gjysmëfinalistja e fundit e Europa League, duke iu bashkuar Sevillës, Juventusit dhe Benficës në short që do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës.