Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND

Zëvendës Lewandowski

REUTERS

Zëvendës Lewandowski


10 April, 2014 @13:31

Borussia Dortmund, nënkampioni aktual i Europës dhe Gjermanisë, ka njofutar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin  kolumbian të Hertha Berlinit, Adrian Ramos. 

Ramos, i cili është lojtar i berlinezëve qe 5 stinorë ka nënshkruar me ekipin e udhëhequr nga Jurgen Klopp dhe pritet të jetë zëvendësim për polakun në largim, Robert Lewandowski. 

“Adrian Ramos është lojtar i jashtëzakonshëm dhe është njëri ndër golashënuesit më të mirë në Gjermani. Ai është plotësisht i adaptueshëm në profilin e lojtarëve të Borussia Dortmundit,” ka thënë drejtor sportiv i verdhezinjëve, Michael Zorc. 

Detajet financiare të transferit nuk janë bërë të ditura. Mirëpo, mediat gjermane raportojnë për një shumë prej 10 milionë euro të paguara si dëmshpërblim për ekipin nga kryeqyteti gjerman. 

Ramos 28 vjeçar ka shënuar 16 gola për Herthan këtë stinor, derisa kontrata e tij do të jetë e gjatë 4 vjet me ‘milionerët’ e Dortmundit. 

Sa i përket sulmuesit kolumbian, ai është shprehur se e do Ligën e Kampionëve, së paku është arysetuar kështu para publikut të vetë. 

“Dua të bëj një hap përpara në karrierën time dhe të luaj futboll të Ligës së Kampionëve. Çdokush që më njeh mua, e din mirë që unë në të gjitha ndeshjet e jap shpirtin për Herthan dhe këtë do ta bëj deri në fund të kampionatit padyshim,” është cituar kolumbiani nga faqja zyrtare e ekipit kaltërebardhë nga Berlini. 

Ramos me përfundim të mirë të stinorit pret që të jetë pjesë e Kolumbisë në Kampionat Botëror, Brazili 2014, derisa ai në largim, Lewandowski ka nënshkruar për Bayernin më parë gjatë stinorit, të cilëve do t’i bashkangjitet në fillim të stinorit të ardhshëm. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga