LIGA E KAMPIONËVE

REUTERS
Gjysmëfinalistët në statistika
10 April, 2014 @0:01
Derisa Bayern dhe Real Madrid janë klasikë në Ligë të Kampionëve, me Chelsean së fundi dhe Atletico Madridin si risi te katërshja përfundimtare, mëmposhtë mund të shihni fakte interesante nga historia e këtyre skuadrave në garat europiane, përkatësisht Ligë të Kampionëve.
Bayern dhe Real kanë qenë gjysmëfinalist edhe stinorin e kaluar 2012/13 të Ligës së Kampionëve, derisa Chelsea kishte punë në Europa League e Atletico Madrid është këtu pas dyzeët vitesh, 1973/74.
Real Madridi, që po ndjel trofuen e dhjetë më të çmueshëm europian këtë stinor, ka qenë gjysmëfinalist i tre stinorëve të fundit por është eliminuar radhazi nga Barcelona (2010/11), Bayern (2011/12) dhe Borussia Dortmund (2012/13). Për më tepër, Real Madrid nuk ka qenë finalist që prej vitit 2002 kur edhe e pat fituar për herë të fundit Ligën e Kampionëve!
Sidoqoftë, finalistët do të përcaktohen pasi që të kuptohen përballjet në shortin e së premtes në Nyon të Zvicrës nën asistimine Luis Figos dhe nën drejtimin e sekretarit gjeneral të UEFA-së, Gianni Infantinos.
Mëposhtë shikoni statistika interesante të gjysmëfinalistëve.
GJYSMËFINALISTËT NË NUMRA:
Atletico Madrid | Gjysmëfinalja e fundit: 1973/74 | TOP Golashënuesi: Diego Costa, 7 gola | Përballjet me: Chelsea; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje; Përballjet me: Real Madrid; 1 fitore, 0 barazime, 2 humbje; Përballjet me: Bayern; 0 fitore, 1 barazim, 1 humbje; |
Bayern | Gjysmëfinalja e fundit: 2012/13 | TOP Golashënuesi: Thomas Muller, 5 gola | Përballjet me: Real Madrid; 11 fitore, 2 barazime, 7 humbje; Përballjet me: Atletico; 1 fitore, 1 barazim; 0 humbje; Përballjet me Chelsea; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje; |
Chelsea | Gjysmëfinalja e fundit: 2011/12 | TOP Golashënuesi: Ba, Eto'o, Torres - nga 3 gola | Përballjet me: Real Madrid; 2 fitore, 1 barazim, 0 humbje; Përballjet me: Atletico; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje; Përballjet me: Bayern; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje; |
Real Madrid | Gjysmëfinalja e fundit: 2012/13 | TOP Golashënuesi: Cristiano Ronaldo, 14 gola | Përballjet me: Chelsea; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje; Përballjet me: Bayern; 7 fitore, 2 barazime, 11 humbje; Përballjet me: Atletico; 2 fitore, 0 barazime, 1 humbje; |
*TOP Golashënuesi: futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në Ligë të Kampionëve në këtë stinor për ekipin e tij; | *Përballjet mes veti: vetëm në gara europiane; | *Burimi: OptaStats dhe UEFA |