CHAMPIONS

Getty Images
Kush e mund Barcelonën, bëhet kampion!
9 April, 2014 @23:16
Befasia më e madhe e rundit çerekfinal të Ligës së Kampionëve me siguri që është skuadra e Atletico Madridit, e cila e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Tani Atletico është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions dhe është vetëm dy hapa larg ngritjes për herë të parë të trofeut të Ligës së Kampionëve.
Një fakt interesant, tregon se që nga viti 2008, të gjitha skuadrat që e kanë eliminuar Barcelonën janë shpallur kampionë në Ligën e Kampionëve, ndërsa sivjet këtë traditë do të mundohet ta vazhdoj Atletico Madridi.
Gjithashtu, që nga viti 2008, gjysmëfinalja e Champions do të luhet për herë të parë pa Barcelonën.
Më poshtë janë të shënuara skuadrat të cilat e kanë eliminuar Barcelonën dhe janë shpallur kampionë në Champions League që nga viti 2008.
Skuadrat që e kanë eliminuar Barcelonën që nga viti 2008
Stinori | Skuadra që e eliminoi Barcelonën | Rundi i eliminimit | Kampioni |
2007/08 | Manchester United | Gjysmëfinale | Manchester United |
2008/09 | Nuk ka | - | Barcelona |
2009/10 | Inter | Gjysmëfinale | Inter |
2010/11 | Nuk ka | - | Barcelona |
2011/12 | Chelsea | Gjysmëfinale | Chelsea |
2012/13 | Bayern Munchen | Gjysmëfinale | Bayern Munchen |
2013/14 | Atletico Madrid | Çerekfinale | ? |