VICENTE CALDERON

Super Atletico, eliminon Barçën
9 April, 2014 @22:25
Atletico Madrid i udhëhequr nga Diego Simeone ka arritur sukses historik sonte duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që eliminoi Barcelonën.
Një gol i mesfushorit Koke, ka qenë i mjaftueshëm, e në fund edhe i tepërt për Rojiblancot e Madridit të cilët do të kualifikoheshin edhe me barazim 0-0 sonte.
Suksesi i madh i klubit të dytë nga Madridi i takon gjithsesi trajnerit Simeone dhe grupit fantastik luftarak të krijuar nga ai.