MOURINHO

REUTERS
E merituam
8 April, 2014 @23:08
I gëzuar tejmase me arritjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve pas eliminimit të Paris St Germainit, Jose Mourinho, ka thënë se ekipi i tij ka merituar kualifikimin.
“Kemi provuar formacione të ndryshme në stërvitje dhe lojtarët e kanë ditur se çka duhet bërë në çdo situatë të paraqitur. Demba Ba ka shënuar golin vendimtar për ne. Ekipi që u koncentrua në mbrojtje u dënua. I kemi merituar gjysmëfinalet,” kanë qenë fjalët e portugezit, që u pa duke vrapuar nga banka e Chelseat deri te vija e kornerit për t’i përgëzuar dhe këshilluar lojtarët pas golit të shënuar dy minuta para fundit të takimit.
Paris St Germain kishte mposhtur Chelsean 3-1 në Paris, por sonte pësoi 2-0 në Londër, rezultat ky që për shkak rregullit të golit si mysafir, dërgon londinezët përpara.