PËRKUJTIMORE

Kukësi fton Trepçën’89 në miqësore
8 April, 2014 @13:04
Trepça’89 do të jetë mysafire e Kukësit më 16 prill në Kukës, për një miqësore përkujtimore të 15 vjetorit të shpërnguljes së 75 mijë refugjatëve nga Mitrovica në Kukës.
Faqja zyrtare e Kukësit ka njoftuar lidhur me takimin derisa miqësorja zhvillohet në datën e lartpërmendur më fillim prej orës 15:00.
Sipas informatave të botuara në sportiven e Tribunës, Arena, aty pritet të jenë mysafirë edhe kryeministrat e dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.