BUNJAKI

BOROZANI/Erdis Driza
Kosovarët në Shqipëri, s’janë për përfaqësuese
7 April, 2014 @21:15
Albert Bunjaki, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, nuk është ndarë i kënaqur me futbollistët kosovarë që luajnë në kampionatin shqiptar të futbollit.
Ai ka qenë mysafir në ndeshjet Kukësi-Teuta dhe Partizani-Besa gjatë fundjavës, për t’i përcjellë nga afër kosovarët që militojnë në Kateogrinë Superiore të Shqipërisë - por pa fryt.
“Niveli i kampionatit shqiptar është më i mirë sesa ai i Kosovës, mirëpo me këto lojë që i kam parë nuk ka lojtarë për përfaqësuese,” është cituar të ketë thënë Bunjaki për shtojcën sportive të Tribunës, Arena sot.
Behar Maliqi, Mentor Mazrekaj, Ylli Hoxha, janë vetëm disa nga emrat që po luajnë mirë në Shqipëri, por kjo nuk i ka mbushur mendjen trajnerit që po shikon futbollistët për grumbullimin për miqësoret e radhës së përfaqësueses së Kosovës, ndaj Turqisë dhe Senegalit.