SPANJOLLI

Llorente fundos Livornon
7 April, 2014 @20:53
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, është shumë afër mbrojtjes së titullit kampion pas fitores së sotme ndaj Livornos.
Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente, ka qenë njeriu që e ka fundosur edhe më tepër Livornon që po lufton për mbijetesë. Llorente ka shënuar dy herë sonte, me asistime nga Carlos Tevez dhe Andrea Pirlo.
Sulmuesi shtatëlartë ka shënuar golin e 12-të dhe të 13-të të stinorit sonte, derisa ka afruar ekipin e tij drejt mbrojtjes së titullit të kampionit. Golat e shënuar nga ai në pjesën e parë, kanë qenë të mjaftueshëm për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 2-0.
Tani, dallimi i Juventusit dhe Romës ndjekëse në tabelë bëhet 8 pikë, 6 xhiro pa përfunduar kampionati italian.
Rezultatet dhe tabela aktuale.