BESNIKU I BRUKSELIT

Anderlecht Official
Hasi fiton derbin e madh belg
6 April, 2014 @21:54
Anderlecht ka arritur të mposht Brugge-in sonte në derbin e madh belg. Skuadra mbretërore nga Brukseli që po udhëhiqet nga gjakovari, Besnik Hasi, ka arritur të fitojë bindshëm këtë ndeshje, me rezultat 3-0.
Yoeri Tielemans dhe Gohi Cyriac (2) kanë qenë shënues në fitoren e ekipit të Hasit sonte që ka shënuar fitoren e parë në fazën e Play-Offit të kampionatit belg.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Anderlechtit në këtë fazë të garave, që i ka takuar xhiros së dytë të Play-Offit, ku përcaktohet kampioni dhe skuadrat që dalin në Europë stinorin tjetër.