DERBI TURK

REUTERS
Sneijder vendos
6 April, 2014 @20:31
Përkundër se në fushë kanë lojtarë të vlefshëm me miliona euro, Galatasaray dhe Fenerbahçe, në derbin e madh të futbollit turk kanë treguar se më shumë janë të interesuar për diçka tjetër - sesa futboll.
Një lojë që më së paku do të mbahet në mend për futbollin e treguar në fushë, do të mbahet në mend për gjithçka tjetër.
Kartona të verdhë, 14, kartona të kuq, 2, tregojnë mjaft se çka bëhej në fushë. Niveli i emocioneve të lojtarëve - në vlim - përuli gjithsesi futbollin turk, derisa sa i përket rezultatit të ndeshjes - fitoi Galatasaray 1-0 me anë të golit të shënuar nga mesfushori holandez i tyre, Wesley Sneijder.
Fenerbahçe mbetet lidere e kampionatit turk me 7 pikë më shumë sesa Galatasaray, gjashtë xhiro pa përfunduar Superliga turke.