DRITA

BOROZANI/Arkiv
Vjen fitorja e parë, Ramushi hat-trick
6 April, 2014 @17:08
Drita ka arritur që të shënojë fitoren e shumëkërkuar në pranverë. Ekipi i udhëhequr nga Arbnor Morina, më në fund, i është gëzuar fitores duke e mposhtur ekipin e fundit të klasifikuar në tabelë - Fushë Kosovën.
Më meritor për këtë fitore ka qenë sulmuesi me përvojë nga Gjilani, Ismet Ramushi, që ka shënuar hat-trick në ndeshje për t’i gëzuar pa masë bardhekaltërit.
Drita ka pasur edhe raste tjera për të shënuar, derisa kanë dominuar në pjesë më të madhe të ndeshjes, e Fushë Kosova ka pasur tentime, por asnjëherë për të rrezikuar rezultatin përfundimtar dhe fitoren e gjilanasve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.