ATLETICO MADRID

Costa, gati për Barcelonën
6 April, 2014 @15:00
E përditshmja sportive spanjolle, AS, ka njoftuar sot se sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka qenë i pranishëm në stërvitjet e ekipit të tij para ndeshjes me Barcelonën në Vicente Calderon.
Costa, i cili është në formë shumë të mirë këtë stinor, u lëndua dhe u zëvendësua në ndeshjen e parë të zhvilluar ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit në Camp Nou gjatë mesjavës së kaluar.
Ai pritet të paraqitet në përballjen e dytë çerekfinale në Vicente Calderon, ku Atletico Madrid ka avantazhin e një goli si mysafir, pasi që ndeshja përfundoi 1-1 në Camp Nou.