Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'KA BRAZIL 2014

Përfundon stinori për Juanin

Përfundon stinori për Juanin


6 April, 2014 @13:35

Lëndimet për Interin nuk kanë të ndalur. Mbrojtësi brazilian i tyre, i lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bolognës në Giuseppe Meazza, Juan Jesus, ka përfunduar stinorin. 

Klubi neroazzurr ka lëshuar një njoftim sot ku ka bërë të ditur se stinori ka përfunduar për Juan Jesusin, bashkë me shpresat e tij për të qenë pjesë e përfaqësueses së Brazilit në Kampionat Botëror. 

“Dua t’i falenderoj të gjithë tifozëve për përkrahje! Kthimi im do të jetë edhe më i fuqishëm,” ka shkruar mbrojtësi 22 vjeçar në llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter. 

Ky është stinori i tretë që po e kalon mbrojtësi i ri brazilian në Inter, prej se erdhi nga klubi brazilian Internacional për 3.8 milionë euro. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A