Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Reali i pagabueshëm

Getty/Arkiv

Reali i pagabueshëm


5 April, 2014 @21:52

Nuk ka ndryshim në luftën për titull në Spanjë. Treshja kryesuese me Real Madridin pak më parë, kompletuan fitoret e radhës dhe tabela mbetet e njejtë për kah dallimi prej Atletico Madrid te Barcelona e Real Madrid. 

Skuadra e Carlo Ancelottit sonte ka kaluar pengesën baske, Real Sociedad, si mysafir, derisa italiani kishte paralajmëruar pushim për yllin e ekipit, Cristiano Ronaldo. 

Talenti Asier Illaramendi shënoi në fund të pjesës së parë për epërsinë madrilene, derisa në pjesën e dytë uellsiani, Gareth Bale, me një predhë zuri portierin kilian të baskëve, Claudio Bravo, në gjumë. Në fund qendërmbrojtësi Pepe dhe i riu Alvaro Morata kanë vulosur fatin e takimit dhe kanë përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga La Liga