STAMFORD BRIDGE

Chelsea, kthehet si i pari
5 April, 2014 @21:13
Chelsea i Jose Mourinhos ka arritur të merr veten pas disfatës nga Paris St Germain në mesjavë për të shënuar fitore ndaj Stoke City në Stamford Bridge, 3-0.
I ardhuri Mohamed Salah ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe të dytin në përgjithësi për Chelsean, derisa në pjesën e dytë të ndeshjes Frank Lampard ka shënuar nga topi i dëbuar pas penalltisë së dështuar. 20 minuta para përfundimit të takimit, ka qenë braziliani Willian që ka shënuar për rezultatin përfundimtar prej 3-0.
Ndërsa, përkundër kritikave të mëdha për Fernando Torresin, Mourinho ka vendosur përsëri për atë në sulm sot.
Rezultatet dhe tabela aktuale.