Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THOHIR

Mazzarri mbetet në Inter

FC Inter Official

Mazzarri mbetet në Inter


6 April, 2014 @13:26

Mbrëmë Inter regjistroi dështimin e radhës në Serie A. Djemtë e udhëhequr nga Walter Mazzari përkundër se dy herë ishin në epërsi nuk arritën ta mposhtin Bolognën, duke barazuar në fund 2-2. 

 

Për më tepër, zëvendësuesi Diego Milito dështoi të shënojë nga penalltia 5 minuta para fundit të takimit, ku do të kishte mundur të zgjidhte dilemën e fituesit. 

 

Karrigia e Walter Mazzarit është lëkundur së tepërmi këtë stinor, të parin me Interin, pas rezultateve jo të mira, por kreu i klubit i ka dhënë atij përkrahje të madhe. 

 

“Walter Mazzarri do të jetë trajner i Interit edhe stinorin tjetër. Do të reagojmë së bashku në ndeshjet e fundit dhe pastaj do të kthehemi gjithashtu së bashku, kah tregu për të krijuar ekipin. Samir Handanovic ka shpëtuar një pikë, pasi që Inter rrezikonte të humbte mbrëmë,” ka thënë Erick Thohir, kryetari i ri i klubit neroazzur. 

 

Inter nuk ka shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke pësuar një disfatë dhe regjistruar tre barazime. 

 

Kushti i Thohirit për qëndrimin e Mazzarrit në klub edhe stinorin tjetër ka qenë kualifikimi i Interit në gara europiane stinorin tjetër. Por, me deklaratën e tij të përcjellur nga mediat italiane sot, ai si duket ka ndërruar mendje, edhe pse Inter ka gjasa reale të përfundojë në Europa League. 

 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A