VOTIMET NË BARÇA
BOROZANI/Dren Shporta
Pro remodelimit të Camp Nou
6 April, 2014 @14:37
Përkrahësit e Barcelonës i kanë dhënë votat të shtunën dhe klubi katalonas ka konfirmuar se 3/4 e tyre është e pajtimit për ndërrimet e propozuara në stadiumin Camp Nou të propozuara nga klubi.
“Jam tejet i kënaqur. Kemi treguar edhe njëherë festivalin demokratik të anëtarëve të Barcelonës, posaçërisht duke parë kaq shumë anëtarë duke i dhënë votat e tyre. Me këtë i kemi treguar botës se çka janë vlerat demokratike. Ata më dhanë forcë sot, do të punojmë shumë për të zgjidhur të gjitha problemet,” ka thënë pas votimeve kryetari i klubit Blaugrana, Josep Maria Bartomeu për Barça TV, transmetojnë mediat spanjolle on-line sot.
Projekti “Espai” ka parashikuar që Camp Nou të ngritet në kapacitet prej 105 mijë ulëseve në stadium, ndërtimin e terrenit për hokej në akull, arenën e re të basketbollit dhe riorganizimin e zyreve të klubit në La Masia.