Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPICO

Lazio kërcen 3 pozita

Lazio kërcen 3 pozita


6 April, 2014 @14:20

Skuadra e Lazios që sot ka filluar ndeshjen me dy shqiptarët e saj në fushë, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Serie A. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Edy Reja, pas dy ndeshjeve pa fitore në kampionatin italian, ka shënuar tanimë dy fitore me radhë, duke e mposhtur Sampdorian në Olimpico sot në mesditë, 2-0. 

Sulmuesi Antonio Candreva dhe mesfushori boshnjak i ekipit romak, Senad Lulic, kanë shënuar për fitoren e Biancocelestëve sot ndaj Sampdorias, që në 5 ndeshjet e fundit kishte pësuar vetëm një humbje. 

Për më tepër, Lazio nga minuta e 57-të e ndeshjes ka luajtur me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të argjentinasit, Lucas Biglia, pas dy kartonëve të verdhë. 

Kjo fitore për momentin e ngrit Lazion nga pozita e nëntë në të gjashtën në klasifikim të Serie A-së, pas 32 xhirove të zhvilluara. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A